Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 2

:
Albanian - ALTMK27
1 E unë kur arçë ndër juvet, vëllazër, erdha jo me fjalë larta, a me sofi, t’u dëftojë juvet martirin’ e Perndisë.
2 Sepse nukë silloisa dijë gjë tjatër ndë juvet, përveçe Iisu Hristonë, edhe këtë mbërthierë ndë Kruq.
3 E unë ndënja mbë juvet me shumë t’unjurë, e me shumë frikë e dredhurë.
4 E fjala ime, edhe dhidhahia ime qenë jo fjalë dërtuara me dijturit’ e njerëzet, po me dëftuarë Shpirtit e fuqisë.
5 mos jetë besa juaj ndë sofi njerëzet, po ndë fuqi Perndisë.
6 Nd’ata janë tamamtë nevet flasëmë sofi. Ma sofi jo kësaj jetet, as sofi arhondëvet kësaj jetet prishenë.
7 Po flasëmë sofin’ e Perndisë ndë mistirio, do thom për atë sofin’ e fshehurë, pat qënë urdhëruarë nga Perndia pa dhe bërë jetëtë, për lëvdim tënë.
8 Atë sofi nuk’ e njohu ndonjë nga arhondët’ e kësaj jetet, sepse ta kishnë njohurë nukë kishnë mbërthierë ndë Kruq Zotn’ e nderit.
9 Po, sikundr’ është shkruarë: Ato siu nuk’ i pa, e veshi nuk’ i digjoi, e ndë zëmërë njeriut nukë hinë, ato i bëri gati Perndia për ata e duanë atë.
10 Po ndë nevet Perndia i çfaqi me anë Shpirtit tij, sepse Shpirti i ksetaks gjithë punëtë, edhe thellat’ e Perndisë.
11 Sepse cili nga njerëzitë njeh punët’ e njeriut, përveçe Shpirti i njeriut rri mbë të? Kështu edhe punët’ e Perndisë ndonjë s’i di, përveçe Shpirti i Perndisë.
12 E nevet s’kemi marrë Shpirtin’ e kësaj jetet, po Shpirtinë është nga Perndia, shohëmë punëtë na janë dhëruarë nevet nga Perndia.
13 Për ato edhe kuvëndojëmë jo me fjalë dhidhaks sofia e njerëzet, po me fjalë dhidhaks Shënti Shpirt; e ujdisjëmë punët’ e Shpirtit ndë punëra Shpirtit.
14 Po njeriu kafshës nukë kupëton punët’ e Shpirtit Perndisë, sepse për atë janë marrëzi e nukë mund t’i njohë, sepse njihenë me shpirt.
15 Ma njeriu i Shpirtit gjukon për gjithë punëra, e ai nukë gjukonetë nga ndonjë.
16 Sepse kush ka njohurë mëndien’ e Zotit, dhidhaksjë atë? E nevet kemi mënd Krishtit.